FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ecuria fantastike e Realit, Zidane: Nuk kemi fituar ende asgjë!

Real Madrid doli me një barazim pa gola mbrëmjen e djeshme nga  “Anfield” duke siguruar një biletë për në gjysmëfinale. Hera e nëntë në katër ekipet më të mira të turneut më të rëndësishëm për klube në 11 vitet e fundit dhe e 14-ta në histori për rekordmenët spanjollë të këtij kompeticioni.

Një rekord absolut për djemtë e Zidane, teksa në vend të dytë renditen Bayern Munchen dhe Barcelona me nga 12 dalje në gjysmëfinalet e turneut prestigjoz. Trajneri i kampionëve të Spanjës, Zinedine Zidane foli për mediat pas ndeshjes.

“E dinim që do na duhej të vuanim dhe ashtu ndodhi, sidomos në 15 minutat e para. Liverpool e nisi shumë mirë ndeshjen. Objektivi ynë ishte kualifikimi dhe ia dolëm, duke e menaxhuar shumë mirë ndeshjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hasëm vështirësi, por mund të jemi krenarë për atë që arritëm. Jemi një grup shumë i bashkuar. Ne jemi gjithmonë gati, pavarësisht asaj që po ndodh dhe mungesave që kemi patur këtë periudhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë nuk do të them asgjë. Jemi gjallë në të dyja garat, por nuk kemi fituar asgjë. Kemi pasur komplikime në këtë sezon, natyrisht, por jemi gjallë. Duhet të vazhdojmë kështu “, deklaroi trajneri francez i Real Madrid.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?