Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin, dy kartonë të kuq dhe asnjë gol

Barazim pa gola në përballjen mes Elbasanit dhe Egnatias në “Elbasan Arena”, në një ndeshje që prodhoi shumë emocione, por jo gola. Të dyja skuadrat krijuan raste të shumta gjatë 90 minutave, megjithatë mungesa e saktësisë në finalizim bëri që rrjetat të mbeteshin të paprekura. Ritmi i lojës ishte i lartë, por asnjëra palë nuk arriti të konkretizojë dominimin në momente të caktuara.

Sfida u shënua edhe nga një situatë e pazakontë për Egnatian, e cila u paraqit pa stafin teknik në stol. Për shkak të dënimeve të dhëna nga Komisioni i Disiplinës, drejtimin e ekipit gjatë ndeshjes e mbajtën doktori Ervin Karafili dhe përgatitësi atletik Andri Babaj.

Takimi u tensionua herët, pasi brenda pjesës së parë u akorduan dy kartonë të kuq. Fillimisht, Boye i Elbasanit u ndëshkua që në minutën e 7-të, ndërsa në minutën e 29-të, Ruçi i Egnatias la ekipin e tij gjithashtu me një lojtar më pak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij barazimi, Elbasani ngjitet në krye të renditjes me 53 pikë, duke lënë pas Vllazninë me një pikë më pak, por me një ndeshje të prapambetur. Nga ana tjetër, Egnatia mban vendin e tretë me 51 pikë, duke mbetur në garë për kreun.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?