Egnatia-Partizani, pjesa e parë e gjysmëfinales së dytë të “Final 4” mbyllet me rrjeta të paprekura
Egnatia dhe Partizani përballen me njëra-tjetrën për një vend në finalen e Kategorisë Superiore përballë Vllaznisë. Pjesa e parë e takimit prodhoi raste nga të dyja skuadrat, por rrjetat qëndruan të paprekura. Eleke dhe Bintsuka provuan për “Demat e Kuq”, por nuk arritën të finalizonin siç duhet përballë portës së Dajsinanit. Çdo gjë pritet të vendoset pjesën e dytë të sfidës, kur do të mësohet dhe finalisti i dytë i këtij sezoni në Superiore.
KOHA JONË SONDAZH

