Eliminimi në gjysmëfinale afron Mbappe-n me Real Madridin
Eliminimi në gjysmëfinalen e Championsit, do të ketë pasoja të mëdha për PSG. Skuadra franceze shpërdoroi një tjetër mundësi për t’ju afruar sërish trofeut, teksa tashmë pritet të ketë edhe largime të bujshme.
Gazeta “AS” në Spanjë shkruan se Kylian Mbappe është gjithnjë e më pranë transferimit te Real Madrid. Mediat iberike besojnë se sulmuesi francez do të presë fundin e sezonit për të vendosur nëse do të rinovojë, apo do të provojë një aventurë të re.
Për Mbappe interes të madh ka edhe nga Liverpool, por dhe shumë klube të tjera të mëdha. Problemi është kostoja e kartonit të tij dhe rroga stratosferike. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

