Eliminoi Atalantën nga Championsi, trajneri i Brugge: Përpara ndeshjeve flas me nënën time që ka ndërruar jetë …

Nicky Hayen është një nga trajnerët më të përfolur të momentit. Tekniku 44-vjeçar bëri surprizën e madhe në Champions League, duke eliminuar Atalantën. Club Brugge që ai drejton, mposhti italianët në të dyja ndeshjet, duke avancuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-2.

Pas kualifikimit, Hayen habiti me deklaratën e tij, duke treguar një ritual të veçantë para ndeshjeve.

“Përpara ndeshjeve, gjithmonë flas me nënën time që ka ndërruar jetë katër vite më parë. E bëj shumë herë. Vitin e kaluar, para “play off” i thashë që doja të arrija diçka të çmendur dhe në fund fitova kampionatin. Nuk jam fetar, por kjo është e rëndësishme për mua. Më duhet të besoj se ekziston dhe vërtetë besoj se nëna ime po na ndihmon”, tha Hayen.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?