Elseid Hysaj bëhet rekordmeni absolut i Kombëtares shqiptare!

Elseid Hysaj ka shkruar sot një faqe të artë në historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi shkodran është bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares, duke arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh me fanellën kuqezi.

Ky moment historik u shënua gjatë miqësores ndaj Jordanisë, ku Hysaj u aktivizua në minutën e 77-të, duke u bërë zyrtarisht rekordmeni absolut i Shqipërisë, përpara çdo futbollisti tjetër që ka përfaqësuar ngjyrat kuqezi ndër vite.

31-vjeçari, që prej disa sezonesh mbron ngjyrat e Lacios në Serie A, është një simbol i përkushtimit, profesionalizmit dhe stabilitetit në shërbim të Kombëtares. Që nga debutimi i tij në vitin 2013, Hysaj është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes dhe një lider të qetë në fushë, duke qenë pjesë e momenteve më të ndritura të futbollit shqiptar, përfshirë Euro 2016 dhe Euro 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?