Elseid Hysaj: Jemi grup fantastik, Kombëtarja do rikthehet te fitorja
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj pranon se pavarësisht shijes së hidhur që ka lënë humbja ndaj Luksemburgut, Kombëtarja është e bashkuar dhe atmosfera mbetet e mirë.
Në një deklaratë për mediat, Hysaj premton se kuqezinjtë do të kthehen te rezultati pozitiv.
“Është një moment i keq por këto gjëra ndodhin në futboll dhe duhet t’i kalojmë. Kjo ndeshje e humbur në Luksemburg na ka vrarë më tepër se zakonisht. Tani duhet të kthehemi të jemi një grup fantastik, të qëndrojmë bashkë dhe të mendojmë për ndeshjen me Izraelin. Atmosfera në skuadër? Jemi grup fantastik, jemi të gjithë të bashkuar. Jemi gati të tregojmë vlerat tona në Izrael dhe duam të tregojmë se gabojnë ata që mendojnë se grupi është përçarë. Ne kemi qenë së bashku dhe të qeshur. Duhet t’i rregullojmë gabimet që kemi bërë prej ndeshjes me Izraelin. Po luajmë mirë, por kur nuk fiton loja e mirë nuk shërben shumë. Por, duhet të krijojmë një lojë dhe një taktikë të tonën”, u shpreh ai.
Kujtojmë që Shjqipëria do të luajë kundër Izraelit më 11 qershor në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
KOHA JONË SONDAZH

