‘Ëndërr të luaja për Gjermaninë’ – Mavraj sqaron deklaratën e bujshme

Mëgim Mavraj sqaron deklaratat e bëra para tri ditësh, ku në një takim me tifozët e Hamburgut tha se të luante me Gjermaninë është një ëndërr që nuk u realizua.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka shpjeguar domethënien e fjalëve pasi deklarata sipas tij është transformuar dhe keqpërdorur.

“Më duhet të sqaroj një deklaratë timen dhënë për tifozët e Hamburgut që është transformuar dhe rrjedhimisht keqpërdorur. Sigurisht që kam respekt për vendin ku familja ime gjeti strehim, punë dhe ushqim, unë ndiej dashuri për këtë vend. Atdheu im është Shqipëria dhe gjuha ime është shqip. Në fushë s’jam kursyer kurrë, edhe duke rrezikuar karrierën. Mergim Mavraj nuk është atdhetar i rrjeteve sociale, por i fushës”, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?