FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Enrique: E respektojmë shumë Kosovën, ne të sportit s’kemi lidhje me politikën!

Kosova u mund 3-1 nga Spanja në ‘La Cartuja’ të Sevillës, sfidë që u zhvillua në kuadër të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Për iberikët realizuan Dani Olmo, Ferran Torres dhe Gerrard Moreno, ndërkohë që për Kosovën shënoi një gol të bukur Besart Halimi.  Ai u pyet edhe lidhur me raportimin e mediave të Spanjës, por nuk deshi shumë të përzihet në këto punë.

“Mendojmë se merituam që ta fitonim këtë ndeshje, por kur je 2-1 në atë rast është e vështirë, por në fund mendoj se e merituam këtë fitore. Gjithashtu më pëlqeu mënyra se si Kosova luajti, ishte një ekip agresiv dhe jeni mbrojtur mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dua të flas për politik dhe për gjërat si këto, ne ju respektojmë shumë, ne si njerëz të sportit e respektojmë ekipin e Kosovës dhe nuk dua të flas për gjëra të tilla, por për futbollin”, u shpreh Enrique. Kosova mban vendin e fundit në Grupin B me zero pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?