Enrique reagon pas eliminimit në Kupë: Krijuam 25 raste, por portieri i tyre ishte i shkëlqyer
Pas eliminimit surprizë ndaj Paris FC, pavarësisht dominimit të qartë në lojë, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, doli në mbrojtje të skuadrës së tij dhe vlerësoi paraqitjen e lojtarëve. PSG krijoi një numër të madh rastesh, plot 25 goditje drejt portës, por mungesa e konkretizimit rezultoi fatale dhe solli largimin nga gara pa shënuar asnjë gol.
Tekniku spanjoll theksoi se, sipas filozofisë së tij, ai nuk diskuton me lojtarët menjëherë pas ndeshjes, duke e konsideruar atë moment jo të përshtatshëm për analiza. Megjithatë, ai u shpreh i bindur se ekipi e meritonte fitoren, pasi dominoi takimin nga minuta e parë deri në fund, tregoi karakter dhe nuk u dorëzua asnjëherë.
“Unë nuk flas kurrë me lojtarët pas ndeshjes, është krejtësisht e ndaluar! Pavarësisht nëse fitojmë apo humbasim. Nuk është koha për të folur dhe analizuar një ndeshje. Ne krijuam shumë raste, e meritonim ta fitonim këtë ndeshje dhe luajtëm mirë. Por, për të fituar në futboll, duhet të shënosh gola. Ky nuk ishte rasti për ne dhe duhet ta pranojmë këtë humbje.
Ekipi nuk u dorëzua kurrë deri në fund. Ne dhamë gjithçka, por kishte edhe një portier të shkëlqyer në anën tjetër. Ne bëmë 25 gjuajtje. Krijuam shumë raste. Dominuam ndeshjen nga fillimi deri në fund. Bëmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”, deklaroi Enrique.
KOHA JONË SONDAZH

