Erkand Qerimaj na bën krenarë, fiton tre medalje argjendi në turneun ndërkombëtar
Kampioni shqiptar në peshëngritje, Erkand Qerimaj, po vijon të marrë rezultate të shkëlqyera në turnetë ndërkombëtarë, ku merr pjesë.
Së fundmi, Qerimaj na ka bërë krenarë duke fituar 3 medalje argjendi në turneun ndërkombëtar “International Naim Suleymanglu”.
Turneu në fjalë është kualifikues për lojërat olimpike “Tokyo 2020”.
Peshëngritësi 31-vjeçar ka thyer edhe rekordin kombëtar në dygarësh, duke sjellë kështu rezultatin e tij më të mirë.
Ai ngriti 351 kg në dygarësh. Lajmi është bërë vetë i ditur nga Qerimaj, i cili përmes një statusi në llogarinë e tij në “Facebook”, tregon mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe përkrahur në këtë mision.
Qerimaj uron që të gjithë shqiptaret të ndihen krenarë për arritjen e tij, pasi siç thekson dhe vetë, se pa përkrahjen e shqiptarëve, çdo gjë do të kishte qenë shumë më e vështirë për të.
Ai shkruan në “Facebook”:
Ngrita 158 shkëputje dhe 193 në shtytje. Përzemërsisht falënderoj familjen time për mbështetjen , trajnerin tim Zef Kovaçi, Komitetin Olimpik dhe Federatën e peshëngritjes që mundësuan pjesëmarrjen në garat kualifikuese ! Mirënjohës shumë edhe për suportin e dhënë nga “Sport Klub Tirana” dhe “Muscle Gain Albania” ! Ngritja e flamurit për mua është një mision shumë i rëndësishëm dhe uroj me zemër të ndihen të gjithë shqiptarët krenarë për arritjen time që pa dashamirësinë dhe përkrahjen tuaj do ishte shumë më e vështirë.”