Erton Fejzullahu: Suedia më zhgënjeu, nuk gaboj më nëse më fton Shqipëria

Erton Fejzullahu shprehet i zhgënjyer që refuzoi Shqipërinë dhe zgjodhi të priste të luante me Suedinë e Zlatan Ibrahimoviç.  I lodhur duke pritur një ftesë nga trajneri suedez, Erik Hamren, 26-vjeçari nga Kosova, ka qenë më herët pjesë e ekipit të parë të Suedisë. Ai u grumbullua vetëm në pesë ndeshje, mirëpo nuk ka luajtur në asnjë takim zyrtar.Fejzullahu ka luajtur vetëm në dy ndeshje gjatë një turneu miqësor, dhe një takim zyrtar miqësor me suedezët. Mirëpo, pas kalimit nga kampionati suedez, kur dallohej si golashënues i Djurgardenin, drejt  Kinës, për tek Bejing Guoan, ai nuk është ftuar më. – “Shikoni vetëm se sa gola kam bërë gjatë këtij viti. Nëntë në Djurgarden dhe tetë në Kinë. Po ashtu jam ftuar në pesë ndeshje me Përfaqësuesen dhe kam bërë tre gola”, thotë Fejzullahu për të përditshme suedeze “aftonbladet.se”, duke shprehur zhgënjimin në Hamrenin. – “Për mua është diçka e papritur, kur çuditërisht nuk ftohesh, dhe nuk të jepet më rasti për të luajtur. Kjo është një ndjenjë e keqe”. Fejzullahu tregon se i ka rënë pishman që ka zgjedhur Suedinë para Shqipërinë. Me kuqezinjtë kishte kontakte, por thotë se edhe tani ka mundësi t’i kthehet Kombëtares së ‘Gianni de Biasit’, nëse këtë ia lejon FIFA. “Shqipëria më ka kërkuar për disa vjet. Por, unë isha për shumë vjet në Përfaqësueset e reja të Suedisë, dhe doja ta provoja edhe ekipin e parë. Tani po ndihem i injoruar”, thekson ai, duke folur për mundësinë e zgjedhjes së Shqipërisë. “Do të shohim. Unë nuk kam luajtur asnjë ndeshje zyrtare për Suedinë, por kam qenë në bankinë në ndeshjen kundër Irlandës. Kam kontakte edhe tani me njerëz të Federatës Shqiptare”.  Fejzullahu ka mundësi të zgjedhë edhe Kosovën, por pëlqen më tepër Shqipërinë, ndërkohë që i duhet disa kohë, nëse merr pëlqimin epalës shqiptare, për të bërë pjesë e kuqezinjve. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?