EURO U-17 për vajza/ Kombëtarja mëson kundërshtaret, FSHF organizon mini-turneun në Shqipëri
Sporti E Enjte, 11 Dhjetor 2025 11:05
Kombëtarja shqiptare U-17 e vajzave ka mësuar kundërshtaret në raundin e dytë të Ligës B të kualifikueseve për Kampionatin Europian.
Në shortin e hedhur sot në selinë e UEFA-s, Shqipëria u pozicionua në grupin B6 së bashku me Andorrën dhe Izraelin.
Ndeshjet e këtij mini-turneu do të luhen më 26 shkurt, 1 dhe 4 mars 2026. FSHF është zgjedhur si organizatore e këtij mini-turneu dhe ndeshjet do të zhvillohen në vendin tonë.

KOHA JONË SONDAZH

