Euronews Albania: Leo Messi është me origjinë arbëreshe!

Historiani Naim Flamuri thotë se futbollisti Lionel Messi është me origjinë arbëreshë dhe kjo është e faktuar me dokumente.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Flamuri u shpreh se shumë familje arbëreshë emigruan nga Italia drejt Argjentinës, e një ndër to, ishte edhe familja e Messit.

Sipas historianit, famlija e Messit ishte nga Gjirokastra dhe ka emigruar në Argjentinë në vitin 1883.

Ndër të tjera, Flamuri deklaroi se Messi ka folur edhe vetë rreth origjinës së tij.

“Ne kemi në Argjentinë, mos harroni, grupimin më të madh apo emigrimin më të madh të italianëve, pra, nga Italia që kanë migruar në Argjentinë, janë mbi 25 milionë, ose 65% e popullsisë së Argjentinës. Prej 45 milionë popullsi që ka Argjentina, 25 milionë janë italianë dhe shumë prej tyre ne kemi edhe arberëreshë të Kishës Ortodokse që ndodhen në Argjentinë.

Të gjithë këto studime janë të bëra mirë, me argumente. Ne nuk po mburremi me njerëz që janë gjaku ynë, pse mos t’i themi që janë gjaku ynë, sepse të huajt e marrin dhe e bëjnë të tyrin. Ne e kemi tonin dhe e lëmë në harresë. Këto janë familje stradiote, stradiot do të thotë kalorës, që vinin veçanërisht nga Shqipëria që ishin në udhëheqjen e ushtrisë veneciane në shekujt 14 dhe 15. Ndërmjet tyre ka familje të njohura që kanë emigruar nga Italia dhe ndërmjet tyre ishte edhe familja e Messit, e kemi të njohur me emrin Meksi. Tani është folur për origjinën e së ëmës, e cila është shqiptare. Messi ka përmendur që mund të ketë origjinë shqiptare“, theksoi ai.

SHKARKO APP