Europa League dhe Conference League/ Nottingham fiton derbin anglez, nuk gabon as C.Palace

Në mbrëmjen e së enjtes u zhvilluan përballjet e para gjysmëfinale në Europa League dhe Europa Conference League, duke dhuruar emocione dhe rezultate të hapura për ndeshjet e kthimit.

Në Europa League, Nottingham Forest arriti një fitore minimale 1-0 përballë Aston Villa në një sfidë të fortë dhe të balancuar. Goli vendimtar u realizua nga Chris Wood nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin skuadrës angleze për ndeshjen e kthimit.

Në takimin tjetër, Braga triumfoi 2-1 ndaj Freiburg. Fillimisht shënoi Can Uzun Tiknaz, ndërsa reagimi i gjermanëve erdhi me golin e Vincenzo Grifo. Megjithatë, në momentet vendimtare, Dorgeles Nene vulosi suksesin e portugezëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në Europa Conference League, Crystal Palace hodhi një hap të rëndësishëm drejt finales, pasi mposhti 3-1 në transfertë Shakhtar Donetsk. Një rezultat që i vendos anglezët në pozita komode për sfidën e kthimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Spanjë, Rayo Vallecano siguroi një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Strasbourg, duke lënë gjithçka të hapur për përballjen e dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?