EUROPA LEAGUE/ Juvja dhe Sevilla kualifikohen për në gjysmëfinale, Roma kalon me shtesë (VIDEO)
Juventus-Sevilla dhe Roma-Leverkusen janë dy gjysmëfinalet e këtij sezoni në Europa League. Skuadra ie Allegrit administroi fitoren 1-0 të ndeshjes së parë, duke marrë një barazim 1-1 në fushën e Sportingut.
Bardhezinjtë do të kalonin të parët në avantazh në minutën e 9-të me Rabiot që shfrytëzoi më së miri një rrëmujë në zonë. Gjithsesi Sportingu do të reagonte shpejt duke barazuar shifrat në minutën e 20-të me Edwards nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas do të ishte skuadra portugeze që merr frenat e lojës, por me gjithë tentativat dhe në pjesën e dytë asgjë nuk do të ndryshonte.
Sevilla në krahun tjetër shkatërroi 3-0 Manchester United në ndeshjen e kthimit. El Nesyri me dy gola, nga një për pjesë dhe Bade do të ishin autorët e golave për skuadrën spanjolle. Leverkusen mori një sukses 4-1 në transfertën ndaj Royale Union. Diaby, Bakker, Frimpong dhe Hlozek ishin golashënuesit për ekipin gjerman.
Roma siguroi një biletë për në gjysmëfinale, vetëm me një fitore 4-1 pas kohës shtesë, pasi koha e rregullt përfundoi 2-1 në favor të tyre. Spinazzola dhe Dybala shënuan në kohën e rregullt, Igor Paixao realizoi golin e barazimit momental për holandezët. El Shaarawy dhe Pellegrini shënuan dy golat e tjerë për verdhekuqtë në kohën shtesë.