Europa League/ Roma “manita” ndaj Cluj, fitojnë edhe Tottenham e Napoli (VIDEO)

Mbrëmja e Europa League ka nisur me gola të shumtë dhe spektakël. Roma mori një fitore të thjeshtë në shifrat 5-0 ndaj Cluj. Mkhitaryan, Ibanez, Pedro dhe dy herë Mayoral ishin autorët e golave për verdhekuqtë.

Leverkusen triumfoi 4-2 në transfertën ndaj Hapoel Beer Sheva. Tottenham mori një sukses 3-1 në transfertën ndaj Ludogorets, me gola të realizua r nga Kane, Lucas dhe Lo Celso.

Napoli mori fitoren e dytë, duke përmbysur Rijekën. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Muric, por skuadra italiane reagoi mjaft mirë duke shënuar golin e barazimit me Demme, ndërkohë që në minutën e 62-të Braut e dërgoi topin në rrjetën e portë së tij. /R,Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP