Europa League/ United dhe Tottenham drejt finales, fitojnë sfidat e para

Skuadrat angleze kanë dominuar ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales që do të zhvillohet në Bilbao.

Manchester United ka triumfuar bindshëm 3-0 në fushën e Athletic Bilbao, me një paraqitje të shkëlqyer. Casemiro zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të, ndërsa Bruno Fernandes realizoi një dopietë brenda pak minutash (37′ dhe 45′), duke vulosur fitoren e “Djajve të Kuq”.

Ndërkohë, Tottenham ka bërë detyrën në shtëpi kundër Bodø/Glimt, duke fituar 3-1. Goli i parë erdhi që në sekondat e para me Johnson (1′), më pas Maddison dyfishoi në minutën e 34-t, dhe Solanke kompletoi suksesin në të 61-ën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dyja skuadrat angleze janë shumë pranë finales, por gjithçka do të vendoset përfundimisht në ndeshjet e kthimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?