Fabregas: Nuk është e vërtetë se jam bërë “shkes” i Messit, tek Çelsi
Sa kushton Messi në të vërtetë? Shifrat që jepen në merkato nuk bien nën 200 mln euro, por kjo mund të jetë normale, pasi të fitosh shërbimet e lojtarit më të mirë në planet, duhet të paguash mbase edhe 250 mln euro. Çelsi i Londrës është gati të paguajë këtë shifër, në bazë të medieve angleze, por edhe Manchester Sity. Madje spekulimet kanë shkuar deri aty sa flitet se Cesc Fabregas po ndërmjetëson kalimin e tij në Londër, nisur nga fakti se Messi nuk i ka punët mirë me klubin aktual. Mirëpo mesfushori i bluve të Londrës, i cili njihet për marrëdhëniet e ngushta madje edhe familjare me sulmuesin argjentinas, Cesc Fabregas mohon në mënyrë kategorike raportimet se ai po ndërmjetëson për transferimin e Lionel Messit te Chelsea. – “Më bezdis shumë fakti që thuhet se unë po ndërmjetësoj bisedimet për blerjen e Messit nga Chelsea. Unë nuk merrem me këto gjëra, jam thjesht një futbollist. Unë dyshoj mbi vërtetësinë e gjithçkaje thuhet për Luis Enrique dhe Messi. Leo është një djalë shumë i qetë dhe unë nuk kam parë asgjë të tillë gjatë tre viteve në këtë skuadër. Ai është i lumtur te Barcelona, por edhe klubi është i lumtur me të,” – theksoi Fabregas.
KOHA JONË SONDAZH

