Felipe Melo sulmon Icardin

Ish-mesfushori i Interit, Felipe Melo mendon se zikaltrit kanë gabuar që e kanë emëruar kapiten të skuadrës Mauro Icardin për shkak të mungesë së pjekurisë.

“Nëse ai nuk shënon, Interi nuk fiton, kjo është shumë e qartë, por shiriti i kapitenit është një tjetër gjë. Mendoj se është shumë për të”, ka deklaruar  Melo për “FCInterNews”.

“Një lojtar i cili është kapiten duhet të ketë respektin e kundërshtarëve. Ka pasur shumë gjëra në të kaluarën dhe nuk e shoh atë si një kapiten të vërtetë sot”, ka theksuar braziliani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-mesfushori i Juventusit dhe Galatasaray-t është nën kontratë me Interin, por gjatë verës është huazuar te skuadra braziliane, Palmeiras.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?