Fëmijët e Diogo Jota-s shoqëruan lojtarët e Liverpoolit dhe Wolves

Kangjellat rrethuese në Anfield u thyen kur dy fëmijët e të ndjerit Diogo Jota dolën në fushë së bashku me lojtarët e të dyja ekipeve. Kanë kaluar disa muaj që kur Diogo Jota humbi jetën në një aksident me makinë në Spanjë, së bashku me vëllain e tij Andre Silva.

Liverpool dhe Wolves u përballën ditën e shtunë në Premier League dhe natyrisht, emocionet ishin shumë të mëdha për të dyja ekipet. Dy djemtë e Diogo Jota-s hynë në fushë duke mbajtur maskotat e ekipit, në një gjest simbolik dhe thellësisht prekës në nder të sulmuesit të ndjerë portugez.

Stadiumi u ngrit në këmbë, me duartrokitjet që zgjatën disa sekonda, ndërsa një banderolë me fytyrën e Jota-s u shpalos në tribuna, duke kujtuar trashëgiminë e madhe që ai la për të dy klubet. Gruaja e Diogo Jota, Rute Cardoso, ishte gjithashtu në fushë, e cila u emocionua pa masë. Në minutën e 20-të, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për të duartrokitur, pasi numri 20 ishte ai që mbante sulmuesi portugez gjatë gjithë karrierës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?