FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Femrat/ Shorti i Botërorit 2023, Shqipëria ngjitet për herë të parë në vazon e 4-t

Shorti i eliminatoreve të Kupës së Botës për femra 2023 do të zhvillohet ditën e premte, më 30 prill, në ora 13:30 në Nion të Zvicrës. Skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në vazot respektive dhe do të jenë goglat ato që do të përcaktojnë kundërshtarët e Shqipërisë në këtë kompeticion. Për herë të parë në histori, Shqipëria e femrave është ngjitur në vazon e katërt, sipas klasifikimit të fundit të UEFA-s, ku renditet në vendin e 33-të, duke lënë pas shtete si Izraeli, Maqedonia e Veriut, Turqia Mali i Zi, etj.

Në të njëjtën vazo me Kombëtaren tonë janë edhe Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Islanda, Greqia, Hungaria, Bjellorusia, Kroacia dhe Azerbajxhani.

Skuadrat e mundshme me të cilat mund të përballet Shqipëria janë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vazo 1: Holandë, Gjermani, Angli, Francë, Suedi, Spanjë, Norvegji, Itali, Spanjë

Swiss Digital Mobile Reklama

Vazo 2: Belgjikë, Zvicër, Austri, Skoci, Islandë, Rusi, Finlandë, Portugali, Uells

Vazo 3: Republikë Çeke, Ukrainë, Irlandë, Poloni, Slloveni, Rumani, Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Irlandë e Veriut

Vazo 5: Turqi, Maltë, Kosovë, Kazakistan, Moldavi, Qipro, Ishujt Faroe, Gjeorgji, Letoni

Vazo 6: Mal i Zi, Letoni, Estoni, Luksemburg, Armeni, Bullgari

Janë gjithsej 51 Kombëtare që do të ndahen në nëntë grupe, ku gjashtë grupe do të përbëhen nga gjashtë skuadra dhe tre grupe nga pesë skuadra.

Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje në periudhën shtator 2021, shtator 2022. Nëntë vendet e para të çdo grupi do të kualifikohen direkt, ndërsa dy vendet e mbetura do të kalojnë në fazën play-off, që do të zhvillohet në muajin tetor 2022.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?