Festoi para fytyrës së Kimmich: U gjenda papritur para tij, ishin të sigurt për kualifikimin!
PSG u mposht minimalisht në stadiumin e vet përballë Bayern Munich, por festoi kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke përfituar nga 2-3 i ndeshjes së parë në tokën bavareze.
Neymar nuk shënoi, por iu afrua shumë golit në disa raste, duke u ndalur nga traversa dhe shtylla. I intervistuar nga “TNT Sports Brasil”, në fund të ndeshjes, Neymar zbuloi arsyen e ngazëllimit të shfrenuar me Paredes, çka ndodhi pikërisht para fytyrës së Kimmich.
“Është qesharake, sepse nuk bëra tifo kundër tij, por festuam së bashku me Paredes, ndërsa Kimmich ishte afër nesh. Ndoshta ishte çështje fati. Ai tha se ekipi bavarez ishte më i miri, se do të fitonin. Ai ishte i sigurt se do të shkonin në gjysmëfinale. Duke pasur zotërimin e topit është si të flirtosh gjithë natën me një femër, por pastaj vjen një tjetër dhe e rrëmben atë”, deklaroi Neymar.
https://twitter.com/i/status/1382076715770462208
KOHA JONË SONDAZH

