FIFA: Drejtuesit e federatave të futbollit të Rusisë dhe Katarit të pafajshëm
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) hodhi poshtë sot ankesën e hetuesit Michael Garcia, ku udhëheqësit e federatave të futbollit të Rusisë dhe Katarit janë shpallur të pafajshëm nga akuzat e korrupsionit në përzgjedhjen për organizimin e kampionatit botëror 2018 apo të vitit 2022, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç bëhet e ditur nga FIFA, refuzohet ankesa e Garcia-s e parashtruar në raportin e Komisionit të Etikës.
Garcia në apelin e shkruar në 42 faqe këmbëngul se është keqinterpretuar materiali i tij hulumtues për korrupsion, të shkruar më parë në 430 faqe.
KOHA JONË SONDAZH

