FIFA fshihej pas projektit të Superligës Europiane, NYT zbulon prapaskenën
Projekti i Superligës së Europës vazhdon të mbetet një temë e nxehtë. Gazeta “New York Times” ka zbuluar një prapaskenë të bujshme në lidhje me krijimin e këtij kompeticioni të dështuar që në start. Nëse publikisht të gjitha institucionet e futbollit e kanë kundërshtuar projektin, duket se gjërat pas kuintave kanë ndodhur krejt ndryshe. Të paktën për sa i përket FIFA-s. Presidenti Gianni Infantino ka qenë i mirinformuar rreth këtij projekti,
“Infantino ishte në dijeni të planit. Ai e dinte se disa nga njerëzit e tij më të afërt ishin të angazhuar prej muajsh, të paktën deri në fund të janarit 2019, në negociatat për mbështetjen që Superliga do të merrte nga FIFA”, lexohet në artikullin e gjatë të “New York Times”
Gazeta prestigjioze amerikane shqyrtoi dokumentet që janë pjesë e kontratës së Superligës, duke zbuluar një referencë ndaj një kërkese “thelbësore” për zhvillimin e projektit të ri, i cili do të përfshinte gjithashtu Juventusin, Milanin dhe Interi.
Mbështetja e FIFA-s ishte e nevojshme për klubet themeluese për të pasur mbrojtje në çdo proces gjyqësor apo ndëshkim të mundshëm, por edhe për t’u ofruar siguri lojtarëve, të frikësuar nga mundësia e një përjashtimi nga ekipet e tyre përkatëse kombëtare.
“Bisedimet, të cilat filluan në vitin 2019, u drejtuan nga një grup i njohur si A22, një konsorcium këshilltarësh të udhëhequr nga financierët spanjollë Anas Laghari dhe John Hahn, zbulon “New York Times”. Zyrtarët e A22 zhvilluan takime me disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Infantinos, përfshirë z.v.sekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafstrom. Në këto bisedime u ishin ofruar garanci klubeve dhe bankës amerikane të investimeve JP Morgan për të financuar projektin.
Sapo projekti i Superligës u shpall publikisht, klubet u befasuan nga qëndrimi i ndryshuar i Infanintos, që i la në baltë.
KOHA JONË SONDAZH

