FIFA jep aprovimin për talentin, Elvir Maloku mund të luajë për Shqipërinë
Futbollisti i talentuar me origjinë shqiptare Elvir Maloku, është zyrtarisht pjesë e skuadrës kombëtare U-21 të Shqipërisë.
Në bazë të kërkesës së Federatës së Futbollit dhe vetë futbollistit Maloku drejtuar Departamentit të Statusit të lojtarit në FIFA për aktivizim dhe federim me ekipet kombëtare të Shqipërisë, FIFA ka dhënë miratimin përfundimtar që futbollisti Maloku të mund të luajë për Shqipërinë.
Lajmi konfirmohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Maloku është aktivizuar më parë me kombëtaret e moshave në Kroaci, prandaj ishte i domosdoshëm më parë konfirmimi i FIFA-s nëse mund të luante me Shqipërinë.
Tashmë Elvir Maloku mund të vihet menjëherë në shërbim të ekipit kombëtar U-21.
KOHA JONË SONDAZH

