FIFA: Mbi një milion bileta të shitura për Kupën e Botës 2026

Interesi për Kupën e Botës 2026 po rritet me ritme rekord. FIFA njoftoi të enjten se më shumë se një milion bileta janë shitur tashmë për turneun më të madh të futbollit, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

Sipas raportit të parë zyrtar pas hapjes së shitjeve në fillim të muajit, kërkesa më e madhe ka ardhur nga tre vendet mikpritëse, ndërsa tifozë nga 212 vende dhe territore kanë siguruar bileta, pavarësisht se vetëm 28 nga 48 skuadrat pjesëmarrëse janë konfirmuar deri tani.

Në listën e 10 vendeve me më shumë bileta të blera, pas tri organizatoreve renditen: Anglia, Gjermania, Brazili, Spanja, Kolumbia, Argjentina dhe Franca, njoftoi FIFA.

Swiss Digital Desktop Reklama

FIFA ka hapur tashmë faqen zyrtare të rishitjes, ku çmimet për finalen që do të luhet në East Rutherford, New Jersey, variojnë nga 9,538 deri në 57,500 dollarë. Ndërkohë, disa bileta për ndeshjen hapëse të SHBA-së në Inglewood, Kaliforni, janë listuar deri në 61,642 dollarë, një shifër rekord.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çmimi më i ulët për ndeshjet e fazës së grupeve është 60 dollarë, ndërsa për disa ndeshje çmimet zyrtare shkojnë nga 560 deri në 2,735 dollarë. Për herë të parë, FIFA do të përdorë çmime dinamike, që do të ndryshojnë në varësi të kërkesës dhe fazës së shitjes.

Në raundin e parë, 4.5 milionë tifozë aplikuan për të marrë pjesë në shortin e biletave. Raundi i dytë do të hapet më 27 tetor, ndërsa fituesit do të kenë mundësi të blejnë biletat e tyre nga mesi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit.

Pas shortit përfundimtar të fazës së grupeve më 5 dhjetor, do të nisë faza e tretë e shitjeve, që do të përfshijë edhe opsione për bileta të dedikuara për ekipe ose qytete specifike.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?