FifPro apel futbollistëve: Mos u transferoni tek skuadrat serbe

Futbolli i Serbisë është në kaos dhe kete e vërteton edhe vendimi i fundit i ‘Unioni Botëror i Futbollit’, FifPro.

Këta të fundit kanë urdhëruar lojtarët që të mos transferohen tek ndonjë skuadër serbe, duke i dhënë kështu një goditje sportit të këtij vendi, shkruan gazeta Express.

Tetë nga 16 skuadra serbe që luajnë në ligën e parë, i kanë të bllokuara kontot e tyre bankare, që do të thotë se lojtarët dhe stafi ende nuk kanë marrë rrogat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne e urrejmë të bëjmë një gjë të tillë, por duhet t’i mbrojmë futbollistet. Ata nuk kanë marrë rrogat e tyre për muaj të tërë”, tha sekretari i pergjithshem i FifPro, The van Seggelen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?