FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fillon puna me lëvizjet taktike. Sadiku, në stërvitje me kokën e fashuar

Përfaqësuesja shqiptare ka zhvilluar sot dy seanca stërvitore në Turqi, ku vijon përgatitjet e saj për ndeshjen kundër Izraelit. Ajo që binte në sy gjatë ditës së sotme ishin fillimi i përgatitjeve për lëvizjet taktike të De Biazit për këtë duel.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, ku ka ndjekur stërvitjet pak më i veçuar duke i lënë pjesën më të madhe të punës asistentëve të tij, De Biazi sot është përfshirë vetë më shumë në shpjegimin dhe kërkesën e llogarisë gjatë ushtrimeve, duke nxitur lojtarët të luanin më shpejt topin.

Gjendja fizike e lojtarëve duket e mirë. Vetëm Armando Sadiku është paraqitur i fashuar në kokë në seancën e pasdites, pasojë e një gërvishtje që pësoi pas një përplasje me Kukelin gjatë stërvitjes së paradites. Por nuk bëhet fjalë për asgjë serioze dhe kjo shihej qartë nga fakti se pasdite, Sadiku mori pjesë rregullisht në të gjitha ushtrimet e aplikuara nga De Biazi./panoramasport/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?