Finalja e Champions League mbush arkat e Juventusit

Fiton apo jo Champions League, Juventusi sërish mbush xhepat. Për bardhezinjtë po afron momenti i shumëpritur, finalja e madhe kundër Realit të Madridit.

Shpërblimi që do të përfitojë “Zonja e Vjetër” nëse do të arrijë të ngrejë trofeun e Champions, në arkat e Juventusit do të shkojnë plot 133.2 milionë Euro, por edhe nëse nuk arrin dot ta përbushë misionin sërish bardhezinjtë nuk do të dalin duar bosh, pasi shpërblimi për ta do të jetë 128.7 milionë euro.

Gjithsesi Uefa momentalisht për këtë kompeticion shpërdan rreth 1.3 miliardë Euro, por sezoni i 2018-2019 do të ketë një rritje stratosferike të të ardhurave që do ti shpërndahen klubeve, 3 miliardë euro, nga ku 2.4 janë të destinuara të shkojnë për skuadrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

E përkthyer ndryshe, nëse për këtë vit Juventusi ka përfituar 130 milionë Euro dhe  për sezonin e ardhshëm  arrin sërish në finale atëherë shumë që do  të përfitojnë kampionët e Italisë do të ishte 230 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të ardhurat që kanë përfunduar në arkat e Zonjës së Vjetër kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm. Sic janë kulifikimi për në raundet pasardhëse, fitoret e arritura, pjesa e marketingut, të drejtat televizive dhe shitja e biletave.

Në tre vitet e fundit bardhezinjtë kanë arritur të përfitojnë nga Champions League plot 280 milionë Euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?