Finalja e Superkupës së Europës/ PSG me probleme sfidon Tottenhamin në Udine

Mbrëmjen e sotme, Bluenergy Stadium në Udine do të shndërrohet në kryeqytetin e futbollit ndërkombëtar, teksa Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur do të përballen për Superkupën Evropiane. Përballë njëra-tjetrës do të jenë fituesit e Champions League dhe ata të Europa League, për trofeun e parë ndërkombëtar të sezonit 2025/26.

Skuadra e Luis Enrique-s kërkon ta mbyllë verën me një tjetër sukses, por situata nuk është e qetë. Portieri italian Gianluigi Donnarumma jo vetëm që nuk është thirrur për këtë ndeshje, por është përjashtuar nga ekipi dhe është në listën e shitjeve. Polemika të tjera kanë shpërthyer edhe pas përplasjeve mes Dembélé dhe Hakimit lidhur me çmimin “Topi i Artë”. Megjithatë, nëse arrijnë të përqendrohen vetëm në lojë, parizienët mbeten favoritë të mëdhenj.

Nga ana tjetër, Tottenham kërkon të vazhdojë euforinë e triumfit të 21 majit, kur fitoi Europa League në Bilbao ndaj Manchester United falë golit të Johnson. Ndryshimet janë të mëdha te “Spurs” në stol është trajneri i ri Thomas Frank, pas largimit të Postecoglou, ndërsa mungon ikona koreane Heung-min Son, që pas 10 vitesh në klub u transferua në Los Angeles.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fushë pritet të debutojnë dy përforcime të rëndësishme, Mohammed Kudus dhe João Palhinha, ndërsa Udogie është në dyshim për shkak dëmtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Te PSG, mungesa e vetme e madhe është ajo e Donnarumma-s, të cilin do ta zëvendësojë portieri i sapoardhur Lucas Chevalier. Mbrojtësi Zabarnyi, i prezantuar pak ditë më parë, pritet ta nisë nga stoli, ndërsa Pacho do të luajë përkrah Marquinhos-it. Zaire-Emery mund të surprizojë si titullar në vend të Joao Neves. Ndeshja do të nisë në orën 21:00, me një atmosferë të veçantë në Udine, ku do të vendoset kush do të ngrejë lart trofeun e parë madhor të sezonit. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?