FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fiorentina mund me “poker” Beneventon, Vlahovic shkëlqen me tripletë (VIDEO)

Fiorentina hodhi një hap të sigurt drejt mbijetesës falë suksesit të thellë në transfertën ndaj Beneventos me shifrat 1-4. Një sukses i thjeshtë i skuadrës së Prandellit që e pa veten në avantazh të trefishtë që në pjesën e parë.

Thjeshtë magjik Dusan Vlahovic që realizoi tre herë në 45 minutat e para për vjollcët. Në fraksionin e dytë Benevento u përpoq të rihapte sfidën me golin e Ionitas në minutën e 56-të, por Eysseric në të 75-ën vulosi fitoren e Fiorentinës që u ngjit në kuotën e 29 pikëve.

U rikthye te fitorja edhe Sassuolo pas 3 javësh pasi mposhti në Mapei Stadium Veronën me rezultatin 3-2. Locatelli, Djuricic dhe Traore bënë të pavlefshme edhe finalizimet e Lazovic dhe Dimarcos për Hellas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?