Fiorentina në gjurmët e mesfushorit shqiptar të Empolit

Fiorentina ka në listën e dëshirave të merkatos së kësaj vere edhe Nedim Bajramin. Klubi nga Firence mund të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira me menaxherin e famshëm shqiptar, Fali Ramadani për të afruar mesfushorin shqiptar.

Ai u takua me drejtuesit për rinovimin e kontratës së trajnerit Vincenzo Italiano. Pjesë e bisedës u bë edhe fantazisti kuqezi, vlera e të cilit është rreth 15 milionë euro.

Më parë, për Bajramin kanë shfaqur interes edhe Milani dhe Juventusi, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete. Klubi vjollcë është i interesuar për një mesfushor që mund të luajë pas sulmuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?