Fiton “frika” në Vllaznia-Partizani, Teuta mund Laçin dhe merr kreun (VIDEO)
Nuk ka fitues në krye-sfidën e javës së 26 mes Vllaznisë dhe Partizanit, pasi në “Loro Boriçi” triumfoi frika për të mos humbur dhe të dy skuadrat nuk merituan më shumë se një pikë për atë që dhanë.
Ndeshja pati shuma pak raste shënimi dhe të dy ekipet më shumë u mbrojtën dhe u përpoqën të përfitonin nga ndonjë gabim i mundshëm i kundërshtarit.
Teuta fitoi me rezultatin 1-0 takimin përballë Laçit, për të marrë vendin e parë në renditje me pikë të barabarta me Vllazninë. Një gol i Bregut në minutën e 77 zhbllokoi takimin përballë kurbinasve që tashmë renditen të tretët.
KOHA JONË SONDAZH

