Fitorja me Armeninë, FIFA ngjit Shqipërinë “katër shkallë më lart”
Kombëtarja Shqiptare, sikurse pritej, ka fituar disa pozicione në renditjen e FIFA-s, falë fitores 2-1 me Armeninë në eliminatoret e Euro 2016.
Suksesi i kuqezinjve në “Elbasan Arena”, ka bërë që nga vendi i 61-të që ishte një muaj më parë, formacioni i De Biasit të ngjitet në pazicionin e 57-të, duke lënë pas përfaqësuese të tilla si Korenë e Jugut, Afrikën e Jugut dhe Guinenë Ekuatoriale. Gjithsesi, kjo renditje e kuqezinjve është ende larg rekordit të saj historik, që mbetet vendi i 38-të, i shënuar në qershor 2013.
Përsa i përket 10-shes së parë, vazhdon të kryesojë Gjermania, e ndjekur nga Argjentina, ndërsa Belgjika dhe Kolumbia ndryshuan vendet. Risia në grupin e përfqësueseve më të mira të globit është ngjitja e Zvicrës në vendin e 9 dhe spostimi i Francës në të 11-in pas humbjes me Brazilin në miqësore.
KOHA JONË SONDAZH

