FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fitorja me Izraelin, UEFA: Paraqitje mbresëlënëse e Shqipërisë!

Faqja zyrtare e internetit e UEFA-s, në komentin e saj për ndeshjet e sotme të kombëtareve, e ka cilësuar si mbresëlënëse paraqitjen e Shqipërisë në Haifa, të mbyllur me suksesin 3-0 përballë Izraelit vendas. “Armando Sadiku shënoi dy gola të bukur ndërsa Shqipëria kaloi mbi Izraelin për vendin e tretë falë diferencës së golave pas një paraqitje mbresëlënëse.

Sulmuesi i Zyrihut realizoi të parin me një goditje të ulët nga jashtë zonës në minutën e 22-të ndërsa shënoi për të dyfishuar rezultatin me një gjuajtje nga një distancë edhe më e largët, pak para pushimit të ndeshjes.
Por Shqipëria nuk kishte mbaruar punë, Ledian Memushaj finalizoi një lëvizje të rrjedhshme ekipore për të mbajtur djemtë e De Biazit 7 pikë larg dy skuadrave të kreut”, shkruhej në artikullin e UEFA-s./PanoramaSport

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?