Kjo është shifra që do të marrë sonte fituesi i Kupës së Italisë
Sonte në mbrëmje Juventus do të sfidojë Atalantën e Gjimshitit në finalen e Kupës së Italisë. Do të jetë një duel i rëndësishëm për të dyja skuadrat.
Bergamaskët kërkojnë të fitojnë për herë të parë në histori këtë kompeticion, ndërkohë që bardhezinjtë synojnë të përmirësojnë disi sezonin e dështuar të Pirlos.
Fituesi mbrëmjen e sotme do të marrë plotë 2.7 milionë euro, ndërkohë që skuadra finaliste do të rrëmbejë 1.15 milionë euro. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

