Flamurtari i shkakton një humbje të papritur Vllaznisë kryesuese

Flamurtari ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 27-të të Abissnet Superiore, duke mposhtur me rezultat minimal 1-0 Vllazninë në stadiumin e Vlorës.

Goli vendimtar u shënua nga Bolzan në minutën e 35-të, duke vulosur fitoren e vendasve. Dy minuta më vonë, sfida u bë edhe më e vështirë për mysafirët, pasi lojtari Bismark u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Lorenc Trashi.

Në pjesën e dytë, pavarësisht inferioritetit numerik, Vllaznia tentoi disa herë të barazonte rezultatin, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Me këtë fitore, Flamurtari largohet nga vendi i fundit dhe ngjitet në vendin e nëntë me 24 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në krye të renditjes me 51 pikë, duke ruajtur kreun e renditjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?