FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flamurtari dhe trajneri italian ndajnë rrugët

Francesco Moriero edhe zyrtarisht largohet nga Flamurtari. Gjithçka është komfirmuar edhe nga vetë klubi vlonjat, përmes një postimi në faqen e vet zyrtare.

“Klubi i Futbollit Flamurtari njofton se bashkëpunimi me trajnerin Francesco Moriero ka përfunduar me mirëkuptim të plotë mes palëve. Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin Moriero për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm për ekipin dhe për zhvillimin e klubit”, lexohet në njoftim, shkruan A2.

Në fakt, traineri italian mungonte prej tre javësh, ndërsa gjithçka lidhej me faktin se ishte i sëmurë, ndërkohë që këtë të hënë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar për largimin e tij nga Flamurtari dhe ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?