Flamurtari merr fitoren e parë në Superiore, befason Vllazninë
Flamurtari ka arritur më në fund fitoren e parë të sezonit, duke mposhtur në shtëpi Vllazninë me rezultatin minimal 1-0. Pjesa e parë e takimit u zhvillua me ekuilibër të plotë dhe u mbyll pa gola.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 73-të. Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Lorenc Trashi, Bolzan e dërgoi topin në rrjetë, por arbitri anuloi golin për shkak të një prekjeje me dorë nga Gurishta në zonë. Në vend të golit, u akordua penallti për Flamurtarin. Herald Marku mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi, duke i dhënë avantazhin skuadrës vlonjate.
Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar. Me këtë fitore, Flamurtari feston suksesin e parë në kampionat, ndërsa Vllaznia, pavarësisht humbjes, ruan pozicionin e parë në renditje me 19 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

