FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flick drejt largimit, Bayerni mendon edhe për Allegrin

Hans-Dieter Flick do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit, pas eliminimi në çerekfinale ndaj PSG-së. Pas disa muajsh strategu aktual i bavarezëve pritet që të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë, duke zënë vendin e Joachim Low.

Vendin e lënë bosh prej Flick te Bayerni mund të zërë një emër i njohur si Julian Nagelsmann. 33-vjeçari, aktualisht në krye të Leipzig, kundërshtari aktual direkt i Bayernit në kampionat. Ai nuk është kandidati i vetëm, pasi në orët e fundit, në listë është shtuar si preferencë edhe Massimiliano Allegri.

Ish-strategu i Juventusit është gati për një aventurë të re në Gjermani, teksa mund të gjejë gjuhën e përbashkët me Rummeniggen. Për Allegrin ka interesim të madh edhe nga bardhezinjtë, që po mendojnë një rikthim të bujshëm, ndërkohë që edhe Napoli dhe Lazio janë dy ekipe që duan ta kenë në mesin e tyre. Për momentin nuk ka asgjë të qartë, teksa në ditët në vijim mund të mësohet më shumë për të ardhmen e Max. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?