Flick: Interi ka mbrojtjen më të mirë në Europë, do jetë ndryshe nga ndeshjet e fundit

Në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League mes Barcelonës dhe Interit që do të luhet nesër në mbrëmje, trajneri i skuadrës katalanase, Hansi Flick, ka folur në konferencën për shtyp duke vlerësuar kundërshtarin.

“Interi është një skuadër shumë e fortë. Besoj se ka mbrojtjen më të mirë në Evropë dhe gjithashtu një nga mesfushat më të mira. Do të jetë një ndeshje e komplikuar”, tha Flick.

Barcelona vjen pas triumfit në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit, një sukses që Flick e cilësoi si “shumë të veçantë dhe emocionues”. Megjithatë, ai shtoi: “Kemi mundësinë të arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve, më e rëndësishmja nga të gjitha. Është ëndërr për të gjithë që jemi këtu, ndaj duhet të jemi të përqendruar. U stërvitëm mirë sot, të gjithë janë të fokusuar te kundërshtari dhe te detyrat që kemi përpara.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Strategu gjerman analizoi edhe aspektin taktik të Interit: “Ata e mbulojnë mesfushën me pesë lojtarë dhe kjo është diçka që duhet ta menaxhojmë. Për ne është thelbësore të mbajmë zotërimin e topit dhe të marrim vendimet e duhura në mbrojtje. Duhet të mbulojmë hapësirat. Besoj se Interi do të paraqitet ndryshe nga ndeshjet e fundit. Tre humbjet radhazi nuk kanë rëndësi – janë vetëm dy ndeshje larg finales.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, foli edhe për të ardhmen e tij: “Mendoj se do të jem trajner i Barcelonës edhe sezonin tjetër. Ka një projekt deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe, siç kam thënë gjithmonë, jam i entuziazmuar që punoj këtu dhe më pëlqen të jetoj në Barcelonë”. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?