Flick: Kemi mungesa, por di si ta vendosim në vështirësi PSG-në
Bayern Munich do të përballet nesër me PSG-në në çerekfinalen e parë të Champions League. Trajneri Hansi Flick nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Robert Lewandowski, por mund të ketë dhe të tjera mungesa.
“Marco Roca është dëmtuar të dielën dhe do të mundojë në ndeshjen kundër PSG. Probleme ka shfaqur edhe Serge Gnabry, i cili ka dhimbje fyti. Edhe ai ka të ngjarë të mungojë nesër.
Jemi më kompakt kohët e fundit, po përpiqemi të mbyllim hapësirat. Duam ta bëjmë diçka të tillë edhe nesër. Me zotërimin e topin duam të jemi në pozicione të mira, në mënyrë që ta vendosim PSG nën presion.
PSG ka një mbrojtje të qëndrueshme, një portier të mirë dhe natyrisht shumë cilësi në sulm. Ne duhet të lëmë sa më pak hapësira dhe të jemi të kujdesshëm mes linjave. Këto janë detyrat që duhet t’i zbatojmë nesër.
Choupo-Moting zëvendëson Lewandowskin? Choupo është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai i tregoi cilësitë e tij në Leipzig, është gjithashtu i rëndësishëm në ekip, pasi është edhe një djalë i mirë. Ne jemi të lumtur që e kemi pjesë të ekipit tonë”, u shpreh Flick në konferencën për shtyp
KOHA JONË SONDAZH

