FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flick pranë largimit nga Bayerni pas eliminimit, e pret … Gjermania

Hansi Flick është gjithnjë e më larg Bayernit pas eliminimit në Champions League. Strategu gjerman është përfolur për marrjen e drejtimit të Gjermanisë gjatë verës, pas largimit të Joachim Low, që do të lërë pankinën pas Europianit.

“Ende nuk e kam menduar, si trajner duhet që gjithmonë të reflektojë si mund të arrijë më shumë suksese. Rritja është një proces i vazhdueshëm. Si trajner jam përgjegjësi kryesor, duhet që gjithmonë të reflektojë dhe të mendojë për të ardhmen time. Të shohim nëse do të ketë ndonjë skuadër që do të besojë te unë, duhet të bëjë këtë vlerësim”, tha Flick në konferencën për shtyp pas eliminimit.

Fjalë që të lënë të mendosh se e ardhmja e tij me shumë mundësi mund të jetë në krye të pankinës së Gjermanisë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?