Flick: PSG e meritoi fitoren, ne ishim disi të lodhur
Barcelona pësoi një tjetër goditje të rëndë në Champions League, duke u mundur 2-1 në “Camp Nou” nga PSG. Goli vendimtar erdhi në minutën e 90-të nga Gonçalo Ramos, duke e lënë skuadrën katalanase në vendin e 16-të të renditjes unike të kompeticionit.
Pas ndeshjes, trajneri Hansi Flick u shpreh për MARCA: “Pjesën e parë e zhvilluam më mirë, por më pas u lodhëm dhe vuajtëm shumë. PSG është një skuadër e madhe, me lojtarë të rinj e të shpejtë, që zhvilloi një ndeshje fantastike. Ne nuk ishim në nivelin tonë maksimal, dhe kundër një rivali të tillë kjo gjë është vendimtare. Ata e merituan fitoren.”
Tekniku gjerman foli edhe për gjendjen e mesfushorëve Pedri dhe Frenkie de Jong: “Kanë luajtur shumë minuta dhe është e rëndësishme të jenë të freskët, por mbi të gjitha rëndësi ka ekipi.”
KOHA JONË SONDAZH

