Florentino Perez është më i suksesshmi, por jo më i pasuri! Ja presidenti që udhëheq listën e “Forbes”
Revista e njohur amerikane “Forbes” si çdo vit publikon listën e njerëzve më të pasur në planet.
Në listën e qindrave spanjollëve më të pasur rezultojnë dhe katër presidentë klubesh në La Liga dhe Liga 2. Huan Karlos Eskote (Deportivo La Korunja), Florentino Perez (Real Madrid), Fernando Roig Alfonso (Vijarreal) dhe Migel Angel Gil Marin (Atletiko Madrid). Pa dyshim surpriza më e madhe është presidenti më i ri i La Korunjës, Huan Karlos Eskote.
Ai mori drejtimin e klubit galician në maj të këtij viti dhe rezulton të jetë presidenti më i pasur në Spanjë, ndonëse ai zotëron një skuadër të Segunda Division. Pasuria e tij llogaritet në 4 miliard euro. Ndërkohë që Florentino Perëz, bosi i Realit është i dyti me një pasuri prej 1.9 miliard euro.
Megjithatë, kjo nuk e pengon Perezin të jetë presidenti më i suksesshëm në Spanjë, teksa kujtojmë se nën drejtimin e tij Reali ka fituar 32 trofe të ndryshëm.
Florentino Pérez është një biznesmen dhe politikan spanjoll, i njohur më së shumti si president i klubit të futbollit Real Madrid. Ai ka shërbyer në këtë rol në dy periudha: nga viti 2000 deri në 2006 dhe përsëri që nga viti 2009 e deri më sot. Nën udhëheqjen e tij, Real Madrid ka fituar shumë tituj, përfshirë Ligën e Kampionëve të UEFA-s, La Ligën dhe trofe të tjerë të rëndësishëm.
Përveç angazhimit në futboll, Pérez është edhe kryetari dhe shefi ekzekutiv i ACS (Actividades de Construcción y Servicios), një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botë. Ai ka një karrierë të gjatë në biznes dhe ka qenë i përfshirë edhe në politikën spanjolle, ku ka shërbyer si këshilltar për qeverinë në disa raste.
KOHA JONË SONDAZH

