Florian Marku: Mezi pres të kthehem në Shqipëri dhe të luftoj si boksier!
Florian Marku e nisi i luftëtar i MMA, por tashmë mund ta quajmë një boksier, madje të pamposhtur. Ai dëshiron një titull kampion Bote dhe është në rrugën e duhur.
Pas fitores me KO ndaj Charlton, Marku u shpreh se ndeshja e tij e radhës do të jetë në një pallat sporti të mbushur plot dhe do dëshironte të ishte në vendin tonë.
Në një postim të publikuar në Facebook lushnjari lë të kuptohet se kjo dëshirë është arritur. Ai ka publikuar një foto nga ndeshja e fundit në vendin tonë si luftëtar i MMA dhe shprehet se mezi pret të kthehet e të luftojë si boksier.
“Herën e fundit që luftova në Shqipëri isha një luftëtar i MMA. Mezi pres të kthehem në Shqipëri për luftën time të ardhshme si boksier”, shkruan Marku.
KOHA JONË SONDAZH

