Florind Bardulla i bashkohet Vllaznisë në përgatitoren e Ulqinit
Vllaznia ka nisur të jetë aktive në merkaton e dimrit. Pavarësisht se uruguaiani Soza ka kërcënuar se do të largohet nëse nuk i përmirësohen kushtet e kontratës, klubi shkodran po afron lojtarët të tjerë në merkaton e janarit, para se të nisë faza e dytë e Kategorisë Superiore. Mesfushori shkodran, Florind Bardulla, u rikthye te Vllaznia ditën e djeshme, pasi u largua pak ditë më parë nga Teuta. Ai ka firmosur deri në fund të këtij sezoni me kuqeblutë. Bardulla bëhet futbollisti i parë që firmos me Vllazninë në këtë merkato. Gjatë fazës përgatitore në Ulqin, trajneri i ekipi shkodran ka paralajmëruar se pritet të vijnë edhe futbollistë të tjerë, fillimisht për t’u provuar.
KOHA JONË SONDAZH

