Foden dhe James, nga sfidat me të rinjtë deri të finalja e Championsit
Anglezë, të rinj dhe të fortë në finalen e Champions League. Mbrojtësi i Chelsea-t, Reece James dhe mesfushori i Manchester City-it, Phil Foden janë sfiduar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Do Dragao” të Portos, por kjo nuk ka qenë hera e parë që ndodh.
Dy djemtë e lindur në vitin 1999 dhe 2000, kanë rikujtuar një foto të vjetër, ku janë sfiduar së bashku, por në moshë shumë të re kur ishin pjesë e akademive përkatëse.
Bëhet fjalë për vitin 2014, kur të dy djemtë ishin vetëm 14 vjeç. Në moshë ndahen në vetëm pak muaj me njëri-tjetrin. Në dhjetor 1999 ka lindur Reece James, ndërkohë që në maj 2000 ka lindur Phil Foden. Nga të rinjtë te finalja e Championsit, ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet. /R.Lika-Koha Jone/


KOHA JONË SONDAZH

