Fonseca nis aventurën te Milani: Do të jemi dominues dhe agresivë!

Paulo Fonseca nga sot ka nisur aventurën te skuadra e Milanit. Strategu i njohur portugez u prezantua si trajneri i ri i klubit kuqezi, teksa me fjalët e tij të para ngjall optimizëm për tifozët e shumtë të “Djallit”.

“Dua të falënderoj klubin për besimin që pati tek unë dhe te puna ime. Jam shumë i motivuar, i emocionuar dhe besimplotë se mund të bëj një punë të mirë. E di që vij në një klub që do të fitojë.

Isha në muze, pashë historinë e Milanit dhe me duhet të them që kam shumë ambicie për t’u bërë pjesë e kësaj historie. Zlatan (më tregoi dhe hapësirën për trofetë e rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam gati për të filluar këtë aventurë, mezi po pres. Jam i vetëdijshëm se është një përgjegjësi e madhe, por edhe një nder i madh. Milani është një klub universal. Kam shumë besim se do ta bëj të fitojë. Duam të jemi një skuadër dominuese, kurajoze dhe agresive, që nuk i lë kundërshtarët të luajnë dhe që i bën krenarë tifozët“.

Swiss Digital Mobile Reklama

Merkato? E dimë që na duhet një sulmues. Po kërkojmë atë me karakteristikat e duhura. Sulmuesi ynë i ri duhet të jetë i fortë në 30 metrat e fundit. I kemi idetë e qarta, e dimë se çfarë lojtari duam dhe presim ta kemi këtu së shpejti. Jam këtu edhe sepse besoj shumë te lojtarët që kemi. Besoj shumë te kjo organikë. Sigurisht që kemi nevojë për ndonjë lojtar, pasi ka disa pozicione ku mund të përmirësohemi“, deklaroi Fonseca.

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?